E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himares 13 viktima

Për shkaqe që nuk dihen ende zyrtarisht autobusi, i cili po udhëtonte nga Vlora drejt Sarandës, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, ka dalë nga rruga është fërkuar me bordurën anësore dhe më pas ka ecur drejt duke përfunduar në greminë, duke çarë bordurën mbrojtëse të krahut tjetër.

Jozyrtarisht besohet se ky aksident fatal ka ndodhur për shkak sepse autobusi ka patur një defekt që sikurse thotë një burim, frenat janë dëmtuar ne ecje e sipër.

Udhetimi i nisur, per nje ekspedite mesimore i studenteve te vitit te trete Gjuhe-Letersi, në Universitetin "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit u nderpre tragjikisht pasditen e se henes ne Qafen e Vishes, ne rrugen Vuno-Himare. 11 studente, i fejuari i njeres prej viktimave dhe drejtuesi i autobusi, humben jeten, Aksidenti HimarëVlorë, përmirësohet gjendja e të plagosurave Tre studente në gjendje kritike
Identifikohen 13 viktimat e aksidentit ndersa 20 studente te tjera u plagosen rende, kur autobusi doli nga rruga dhe perfundoi ne greminen rreth 80 metra te thelle.

Te paret ne vendin e ngjarjes mberiten banoret e zones dhe kalimtaret qe lajmeruan policine dhe ambalancat. Artur Lapa ishte nje prej tyre.

"Gjetëm njerëz të gjallë, u dhamë ndihmën e shpejtë. të gjithë ambulancat, të Sarandës së Vlorës u dhanë ndihmën e shpejtë", thotë Artur Lapa.

Shume shpejt ne vendin e ngjarjes mbërriten dhjetëra autoambulanca, zjarrfikese dhe forca te policise, që transportuan te plagosurat ne qendren shendetesore të Himares, me e aferta me vendin e aksidentit. Aty te plagosurat moren ndihmen e pare mjekesore.

Nderkohe ne vendin e ngjarjes ekspertet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

Emrat e viktimave te aksidentit tragjik

1.    Denisa Guzi nga Gramshi
2.    Ermira Mana nga Elbasani
3.    Aurora Molla nga Pogradeci
4.    Lindita Kabashi nga Elbasani
5.    Joana Debinja nga Lushnja
6.    Elsa Daka nga Elbasani
7.    Juliana Tola nga Elbasani
8.    Armand Halilaga nga Kavaja
9.    Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10.    Fabiola Shehi nga
11.    Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët
12.    Eranda Baloshi nga Elbasani
13.    Dorina Stafa nga Kruja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›