E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Himares del nga koma njera prej vajzave

Zgjohet nga koma njëra nga studentet e tragjedisë së Himarës. Eriselda Gubere, vajza 21 vjeçe nga fshati Shakuj i Rrethit të Lushnjës, mësohet se është përmendur të enjten në mesditë në spitalin austriak, ku po kurohet prej më shumë se dy javësh.

Të afërm të studentes që ndodhej në koma, për shkak të dëmtimeve të rënda të pësuara gjatë aksidentit tragjik me 13 viktima, treguan se Eriselda kishte hapur sytë dhe kishte folur. Të afërmit treguan gjithashtu se 21-vjeçarja nuk mbante mend asgjë nga aksidenti tragjik. Ata thanë se ajo ishte shumë e turbulluar dhe mjekët i kishin këshilluar familjarët të mos e lodhnin me pyetje.

Gubere është njëra nga dy studentet e plagosura që u dërguan në Austri në gjendje kome. Shoqja e saj, Florije Peci, është ende në koma.
Tragjedia e Himarës
Berisha në Himarë, homazhe për viktimat e aksidentit
Anisa Hysa, flet e mbijetuara
Jeta pas tragjedisë së Himarës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›