E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të transportit, përplasje me policinë

Protestues të shumtë u përplasën dje në mbrëmje vonë me policinë spanjolle, pas një aksidenti fatal të një treni me shpejtësi të lartë, i cili u mori jetën të paktën 68 personave. Grupe të ekstremit të djathtë bënë thirrje për protestë para Ministrisë së Transportit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë lidhur me këtë aksident.

Sipas transmetuesit TVE, në protestë morën pjesë rreth 1 500 persona, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Të paktën 68 persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga përplasja e trenave.

Ministri i Transportit, Óscar Puente, e vuri theksin te një vendim “i pashpjegueshëm” i kontrollorëve hekurudhorë, të cilët lejuan njërin prej trenave të vazhdonte lëvizjen pavarësisht një defekti në sistemin e sigurisë.
Përplasja ndodhi pak para orës 09:00 (08:00 GMT) pranë Urdas, rreth 130 kilometra në jug të Madridit.

Aksidenti ndodhi kur një tren i kompanisë private hekurudhore “Iryo”, i cili ishte i ndaluar, u godit nga pas nga një tren i kompanisë shtetërore hekurudhore “Renfe”.
Dy vagonë ​​të trenit “Iryo” dhe një vagon i trenit “Renfe” dolën nga shinat dhe ranë poshtë një argjinature hekurudhore. Puente deklaroi se një hetim do të duhet të përcaktojë nëse shkaku ka qenë gabimi njerëzor

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›