E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tragjedia me 78 të viktima në Turqi, arrestohen 14 persona si të dyshuar për zjarrin

Të paktën 14 persona janë arrestuar në Turqi, pasi akuzohen se kanë gisht në zjarrin që i mori jetën 78 pushuesve në resortin e skive në Bolu, i cili u përfshi nga flakët e zjarrit disa ditë më parë.

Mediat ne Turqi bëjnë me dije se hetimet janë fokusuar te drejtuesit e resortit, ekipet e shpëtimit dhe te bashkia e Bolu.

Sot, siç raporton Anadolu, është arrestuar pronari i resortit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij.

Mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti dhe një arkitekt.

Zjarri ra mbrëmjen e së martës në resortin skive Kartalkaya..

Shpëtuesit dhe ekspertët që ekzaminuan vendin e tragjedisë thanë se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji.

Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe.

Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, 238 klientë, kryesisht familje me fëmijë, ndodheshin në resort atë natë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›