E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedia në Korenë e Jugut, eksperti i aviacionit: Nëse s’do kishte mur, tani të gjithë do të ishin gjallë

David Learmont, ekspert i aviacionit ka deklaruar se nëse nuk do të kishte pasur mur betoni në fund të pistës ku ra avioni në Korenë e Veriut,”të gjithë do të ishin gjallë tani”.

Duke folur për ngjarjen e rëndë të rrëzimit të avionit që la pas  179 pasagjerë të vdekur dhe vetëm 2 mbijetuan, Learmont tha se aeroportet nuk duhet të kenë një mur të tillë në fund të pistës.

Sipas ekspertit, avioni do të ishte ndalur në çdo rast, edhe nëse do kishte dështuar në pajisjet e uljes në pistë.

Ndërkaq, si pasojë e rrëzimit të avionit humbën jetën 179 persona dhe vetëm 2 persona mbijetuan. Avioni, i kompanisë Jeju Air, i cili ishte në rrugë kthimi nga Bangkok, Tajlandë, ka dalë nga pista dhe u përplas me një mur gjatë një tentative për ulje, pak pas orës 09:00 me kohën lokale.

Aeroplani i linjës ajrore Jeju Air, doli nga pista dhe u përplas me një mur, gjatë uljes emergjente duke shkaktuar humbjen e kontrollit të avionit.

Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur “asnjë shenjë problemi” përpara aksidentit të së dielës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›