E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, ministri i Brendshëm: 15 të shoqëruar në polici

Ministri i Punëve të Brendshme, në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë shoqëruar në polici pas zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan

Si pasojë, e zjarrit humbën jetën 59 persona. Toshkovski tha se janë arrestuar të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, të punësuar në diskotekë, por edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ai tha se në mesin e 59 viktimave nga tragjedia, janë edhe tre fëmijë të mitur. Ndërkohë që në mesin e të lënduarve janë mbi 20 të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klub nate në Koçan dhe si pasojë e flakëve mbi 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›