E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia ne Restelice Topi mesazh Jahjages

Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin për viktimat e shkaktuara nga orteku në fshatin Restelicë të Dragashit.

"Me dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik të vdekjes së anëtarëve të familjes Reka nga orteku i borës, që ishte një ngjarje e hidhur dhe tragjike. Më lejoni që në këtë ditë zie për mbarë Kosovën, në këto momente të rënda për vajzën e vogël të mbijetuar e për të afërmit e viktimave t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta edhe në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë", thuhet në mesazhin që Topi i dërgoi homologes në Kosovë, Atifete Jahjaga.

Kreu i shtetit shqiptar shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e institucioneve për ndihmë dhe përkrahje për të kaluar këtë moment të vështirë.
Moti i keq
Berisha: Angazhim për minimizimin e pasojave nga moti i keq
Rama: Qeveria, asnjë plan për përballimin e gjendjes
Bllokimi nga bora, Nishani: 40 mln lekë për hapjen e rrugëve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›