E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tragjike! 3-vjeçari mbytet në pishinën e shtëpisë së tij, në sy të prindërve

Një tragjedi ka ndodhur në Sferracavallo, një fshat në periferi të Palermos, Itali.

Një djalë tre vjeçar është mbytur pasditen e sotme në pishinën e shtëpisë së tij. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, i mituri nuk arriti të mbijetonte.

Sipas informacioneve fillestare, në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm prindërit, pronarë të vilës bregdetare me pishinë.

Policia po heton dinamikën e saktë të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›