E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjike/ Tre shqiptarë digjen brenda makinës në Greqi pasi u përplasën nga një kamion, një tjetër në gjendje të rëndë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në pikën e pagesës Iasmos në Greqi në rrugën “Egnatia”, pasi mjeti në të cilin ata ndodheshin u përplas nga një kamion.

Sipas mediave helene një kamion u përplas me dy automjete të cilat ndodheshin në radhë për të kaluar në traun e vendosur në autostradë.

Si pasojë e aksidentit mjetet shpërthyen në flakë, ku fatkeqësisht tre nga 4 pasagjerët ( të gjithë shqiptarë) që ndodheshin në një nga mjetet janë djegur duke humbur jetën, ndërsa vetëm njëri mundi të dalë i gjallë.

Protothema shkruan se në makinën që u dogj totalisht ndodheshin katër shtetas shqiptarë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare.

View this post on Instagram

A post shared by XanthiNea.gr (@xanthinea.gr)


Ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, drejtuesi i mjetit 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç.  Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.

Megjithatë,  raportohet se shoferi bullgar i kamionit  është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›