E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjike në Itali, dy alpinistë humbin jetën pasi u goditën nga orteku

Dy alpinistë kanë humbur jetën në zonën e Val Ridanna, në Alto Adige të Italisë pasi janë goditur nga një ortek i madh, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të palgosur.

Siaps mediave italiane alpinistët janë goditur nga një ortek i cili ëhstë shkëputur nga një lartësi prej 2445 metrash.

Bëhet me dije se në total ishin 25 alpinistë, por fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre arritën të shmangnin goditjen, ndrësa 2 prej tyre ishin të pafat.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa bëhet thirrje për kujdes maksimal në zonat alpine për shkak të rrezikut të lartë nga dëbora e paqëndrueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›