E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjike në Itali, vëllai vret motrën: Dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk më linte të flija

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 22-vjeçarja, Ylenia Musella, u vra me thikë nga vëllai i saj, Giuseppe, në qytetin e Napolit.

Sipas raportimeve, Ylenia humbi jetën pas plagëve që mori gjatë një debati me vëllain e saj, i cili e goditi në shpinë.

Pas ngjarjes, 28 vjeçari Giuseppe u dorëzua vetë në polici dhe në dëshminë e tij deklaroi se konflikti kishte lindur pasi Ylenia kishte ngritur shumë zërin e muzikës, duke mos e lënë atë të flinte.

Mediat italiane kanë publikuar gjithashtu një video të postuar në llogarinë e TikTok-ut të 22-vjeçares, ku ajo shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës.

Në fund të videos, një person zbret nga shkallët duke mbajtur në dorë një thikë. Video ishte postuar një ditë para ngjarjes së rëndë, duke ngritur dyshime se kjo nuk ishte hera e parë që vëllai kishte kërcënuar të motrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›