E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tragjike në Tiranë, gjenden të vdekura dy vajza nga Ukraina, dyshohet se…

Dy ukrainase, përkatësisht 25-vjeçarja me iniciale A.K. dhe 40-vjeçarja me iniciale A.L., janë gjetur të pajeta në një banesë në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet mesditën e sotme.

Policia njofton se 2 ukrainaset janë gjetur pa shenja jete nga shoqja e tyre e dhomës. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak | Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›