Trailer për "The Wolf of Wall Street", filmi i ri nga Martin Scorsese

Mbërrin më në fund trailer për filmin e ri të regjisorit Martin Scorsese, titulluar “The Wolf of Wall Street“. Trailer deri tani po cilësohet si një nga risitë e këtij sezoni dhe midis trailerave më të mirë të vitit, duke rritur kështu ndjeshëm pritshmërinë për filmin.
Nën ritmin e këngës ‘Black Skinhead’ nga Kanye West, ky trailer na paraqet me gjithë simbolet e eksesit që mund të presim nga një film për një tregtar aksionesh i cili bënte afërsisht një milionë dollarë në javë ndërsa ishte ende në moshën 26 vjeçare.
Na shfaqen makinat, varka, femra, drogëra, festa të shfrenuara dhe para të thata … si dhe një surprizë e këndshme me aktorin Matthew McConaughey që vjedh gjithë vëmendjen ndaj personazhit të Leonardo DiCaprio tamam në fund të trailerit.
Tek “The Wolf of Wall Street”, DiCaprio interpreton personazhin kryesor të Jordan Belfort, ngritja meteorike dhe rënia marramendëse e të cilit kanë frymëzuar të gjithë ngjarjet në film. Mund të duket disi e pazakontë të shohim DiCaprion të interpretojë një 26 vjeçar, kur ai vetë është 38 vjeç, megjithatë nëse filmi ruan të njëjtin ritëm si dhe trailer besojmë se nuk do të ketë asnjë problem.
“The Wolf of Wall Street” është filmi i pestë i DiCaprios me regjisorin Scorsese, dhe mendojmë se trailer na sjell një vëzhgim mbi mënyrën se si është zhvilluar partneriteti i tyre gjatë këtyre viteve.
“The Wolf of Wall Street” do të shfaqet nëpër kinema prej datës 15 nëntor, fillimisht në Sh.B.A. e më pas në fillim të dhjetorit edhe nëpër Europë.
Ja tek vijon trailer. Hidhini një sy!
https://