E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Kuzhe kërkon maksimumin nga lojtarët

Merkato e veres nuk ka qene nga me te mirat per futbollistet e kombtares shqiptare, shume prej te cileve ende nuk kane gjetur skuader. Gjithsesi, per trajnerin Josip Kuzhe kjo nuk do te ndikoje ne performancen e perfaqesueses kuqezi ne prag te eliminatoreve te Euro 2012. Tekniku kroat mendon pozitivisht dhe krkon nga te besuarit e tij maksimumin.

“Une duhet te analizoj gjendjen e skuadres dhe te cdo futbollisti ne veanti. Gjithsesi une mendoj me pozitivistet. Nuk dua te krijoj alibi, por me entuziazmin e skuadres dhe te njerzve ne Shqiperi mund t’ia dalim. Ne duhet te jemi gati dhe te japim maksimumin per dy ndeshjet e radhes”, shprehet Josip Kuzhe trajner i Kombetares.

Trajneri Kuzhe i ka bere keto deklarata ne prag te miqsores se nesrme kunder Uzbekistanit, e fundit ne prag te eliminatoreve te kampionatit Evropian, ku sipas tij skuadra Shqiptare do te kerkoje te grumbulloje sa me shume pike, duke filluar nga sfida e pare me Rumanine.

“Sigurisht ne mendjen time une kam objektiva. E para, dua te fitoj. Jam ketu per te fituar. Ne do te bejme gjithcka per te marre sa me shume pike. Nuk mund te them se sa, por ne ndeshjen e pare kunder Rumanise do te kerkojme te marrim pike. Kater ndeshjet e para jane shume te rendesishme dhe me pas hap pas hapi mund te bejme nje analize te realitetit tone”, vijoi Kuzhe.

Te nje njeten linje me trajnerin shkon edhe kapiteni i Shqiperise, Lorik Cana, i cili eshte optimist per te ardhmen e kombtares kuqezi. “Une jam optimist, nuk jemi duke filluar me zero, kemi pasur nje kohe qe jemi duke punuar bashke. Jemi ketu me nje deshire te madhe me arrit, sigurisht qe gjerat nuk jane te lehta po te pakten kemi deshiren, dhe jane cuna te rinj dhe di qe do japin maksimumin”, u shpreh Lorik Cana, kapiten i Kombetares. Ndeshja miqesore mes Shqiperise dhe Uzbekistanit do te luhet nese ne oren 20:30 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e martë , 10 gusht 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›