E Martë, 3 Nëntor 2026

Trajtimi i fëmijëve me aftësi ndryshe, prindërit më të ndërgjegjësuar për rëndësinë e terapive

Qendra e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar ofron shërbimet e saj edhe gjatë muajve të verës.

Sipas psikologes në këtë qendër Fjorentina Kovaci, ka më pak fëmijë këto muaj për arsye të ndryshme. Psikologia thekson faktin se tashmë prindërit janë ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka terapia e fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Kohët e fundit kemi pasur një rritje të numrit, përgjithësisht të fëmijëve  të çrregullimit të spektrit të autizmit apo me vonesë gjuhësore. Në qendër ofrohen terapi logopedike, fizioterapike apo dhe psikologjike. Vihet re që prindërit i sjellin që në fillim dhe kjo është shumë mirë”, tha psikologia.

Në këtë qendër marrin terapi në total 42 fëmijë që u përkasin kategorive të ndryshme siç është spektri i autizmit, sindroma down apo fëmije me çrregullime në komunikim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›