“Trajtimi i ndërkombëtarëve, i turpshëm”/“Shpërthen”gazetari: Më kërcënuan në Instagram! Punonjësit e bashkisë po shantazhojnë votuesit

Gazetari Bledian Koka ka “shpërthyer” ashpër për procesin zgjedhor, duke e konsideruar atë si të turpshëm.
Nga studio e Maraton Zgjedhore në Vizion Plus Koka tha se punonjësit e bashkisë janë parë në qendrat e votimit, ku po shantazhojnë qytetarët.
Ai tha se qeverisë po i dridhen këmbët nga opozita reale, ndonëse sipas tij duhet të ishte edhe më e egër.
Koka shtoi se dikush e ka kërcënuar në rrjetin social vetëm pse ai ka denoncuar tentativat e jashtëligjshme të qeverisë.
“Në 2023 të shohim proces votimi ku shteti është lëshuar si ccakall është e turpshme. E turpshme është edhe trajtimi që na bëjnë ndërkombëtarët.
Të presësh zgjedhje me këtë presion dhe vlerësim e këtë qasje që ka bërë administrata është e neveritur. Mjafton vetëm pak opozitë serioze dhe shtetit i dridhen këmbët.
Unë do doja që opozita të ishte më agresive. Në Kombinat ishin lëshuar të gjithë zyrtarët e bashkisë. Çpunë kanë zyrtarët e bashkisë të rinë afër qendrave të votimit. Kjo bëhet që tu bëhet presion qytetarëve.
Një Elton Lleshi më shkruan mua pas nëj denoncimi që do shihemi bashkë në 15 maj“, tha Koka