Trajtimi i pronave, Çaka pret përfaqësuesin e BE dhe Këshillit të Europës

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Erion Çaka, priti sot në një takim përfaqësuesin e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Peter Danis si dhe drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re.
Gjatë takimit u diskutua mbi ndryshimet ligjore sa i takon afateve të ligjit “Për trajtimin dhe kompensimin e pronave”, si dhe perspektiva e implementimit të kuadrit të rishikuar ligjor.
Gjithashtu u diskutua mbi aktivitet e përbashkëta që mund të organizohen me institucione dhe qytetarë në lidhje me procesin e kompensimit të vendimeve përfundimtare. /j.p/
1 nga 4