E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trajtuan 2 turistë të aksidentuar, ambasadori holandez falënderon mjekët në Spitalin e Traumës

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Reinout Vos vizitoi sot Spitalin Universitar të Traumës.

Në këtë vizitë, Vos u prit nga drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode.

Ambasadori shprehu falënderimet dhe vlerësimin e tij për trajtimin që stafi i këtij spitali i bëri dy turistëve bashkëkombas, të cilët ditë më parë u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik.

Pacientët e politraumatizuar iu nënshtruan një ndërhyrjeje të vështirë operatore nga kirurgu Dr.Torba dhe ekipi i tij, e cila rezultoi e suksesshme.

1 nga 3

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›