E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transfer me e-mail

Pas shtatë javëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, plejmejkeri prishtinas Muhamed Hasani është ende duke u adaptuar në mënyrën e jetesës, kulturën e sidomos basketbollin që luhet atje.

Kontakti i tij me Rutgers ishte bërë me fat. I vendosur të luajë basketboll në një kolegj në Amerikë, Hasani ka vizituar uebfaqen zyrtare të NCAA, ka marr adresat elektronikë të trajnerëve të më tepër se 300 shkollave ai thotë se ka pasur shumë pak njohuri për cilëndo prej tyre dhe u ka dërguar informacione dhe xhirime të paraqitjeve të tij me shpresë të zgjojë interesimin e tyre.

Ai i pëlqeu trajnerit të Rutgers, Fred Hill. Pavarësisht vështirësive fillestare, Hasani është i lumtur me aventurën e deritashme në Amerikë. Ka qenë vështirë. Por stafi teknik dhe bashkëlojtarët e mi më kanë ndihmuar të ndihem mirë. Jam ende duke mësuar shumë gjëra të reja, tha Hasani, të enjten gjatë një interviste me uebfaqen Nj.com.

Ai ka shpjeguar se ndryshimi më i madh i deritashëm ka qenë në sistemin e lojës. Ndryshimi ma i madh ka qenë në sistem, sepse basketbolli në Evropë bazohet më tepër në lojë ekipore, ndërsa këtu është më e rëndësishme aftësia individuale, shtoi ai, para se të tregojë mënyrën se si arriti të transferohet në Rutgers.

Kam dërguar porosi elektronike në rreth 300 shkolla duke përcjellë xhirime të paraqitjeve të mia tek trajnerët. Kam vizituar uebfaqen zyrtare të NCAA-s dhe kam marr shënime për trajnerët. E pastaj kam filluar të dërgoj porosi elektronike në secilën shkollë, nga e para deri tek ajo e fundit. Rutgers më lajmëroi se u ka pëlqyer ajo që kanë parë dhe më ofroi bursë, vazhdoi ish-lojtari fundori i Sigal Prishtinës.

Hasani ka treguar se ishte i vendosur të luajë basketboll në Amerikë, për shkak të kualitetit të përgjithshëm të lojës. Në shtetin tim basketbolli nuk është i nivelit të lartë. Në Amerikë ju keni mundësi të vazhdoni shkollimin dhe të luani basketboll në të njëjtën kohë. Kështu nuk është në Evropë. Ky ekip, në Kosovë do të fitonte kampionatin, theksoi ai.

Pavarësisht përvojës së re në një shtet të largët, Hasani nuk mërzitet për Kosovë. Kam qenë anëtar i Kombëtares së Kosovës dhe kemi pasur rast të udhëtojmë në kontinente e shtete të ndryshme. Kemi qenë në Afrikë, Azi dhe rreth Evropës. Jam mësuar të jem larg shtëpisë dhe familjes, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›