E Diel, 1 Nëntor 2026

Transferimi i Veliajt në Fier, Plarent Ndrecës i ndalohet takimi me kryebashkiakun: Je jashtë orarit zyrtar! Avokati shkon në prokurori për të bërë kallëzim

Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili prej 3 ditësh është transferuar në burgun e Fierit.

Avokati ka shkuar për vizitë, por nuk është lejuar të hyjë pasi i është thënë se ka shkuar jashtë orarit zyrtar pasi vizitat në burg parashikohen nga e hëna në të premte, deri në orën 16:00. Ndreca është duke kryer në këto momente një kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit për shpërdorim detyre ndaj të gjithë punonjësve përgjegjës për pengimin e ushtrimit të detyrës së tij si avokat dhe ndalimin për t’u takuar me Veliajn.

Sipas ligjit, pala mbrojtëse mund të takohet me klientin në çfarëdo kohe.

Ligji nr. 81/2020: neni 51, pikat 1 dhe 6, për hyrjen pa autorizim:

Neni 51

Hyrja në institucion

1. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri, ministri i Drejtësisë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, deputetët, zëvendësministri i Drejtësisë, Avokati i Popullit, komisionerët dhe ndihmëskomisionerët e tij, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe zëvendësit e tij, drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori dhe inspektorët e kontrollit të brendshëm të burgjeve, anëtarët e komisionit të ekzekutimit të vendimeve penale, gjyqtarët dhe prokurorët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, mbrojtësit e të burgosurve, si dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të deleguar.

Pika 6 e të njëjtit nen:

6. Personat e tjerë, që nuk parashikohen në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, mund të hyjnë në institucion vetëm me autorizim të drejtorit të institucionit.

Lajm në përditësim...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›