E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transformers 3 rikthim i besimit ne 3D

Më 27 qershor fillon shpërndarja në të gjithë botën nën kujdesin e “Universal”, e filmit “Transformers 3” të Michael Bay, filmi i parë i serisë i regjistruar në stereoskopi (teknologjia 3D).

“Publiku është zhgënjyer shumë herë kohët e fundit nga 3D. Por me filma si ‘Transformers 3’ do rifillojë vlerësimi për këtë teknologji që është ende në fillimet e veta”, theksoi një ekspert i fushës.

Në filmin e ri që ka kushtuar 195 milionë dollarë, i frymëzuar nga lodrat e Hasbro, robotët alienë të mirë, Autobot-ët, gjithnjë të ndihmuar nga miku njerëzor Sam (Shia LaBeouf), do të përballen me një sfidë finale në Tokë me robotët Decepticon, që vijnë si ata nga planeti Cybertron.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›