E Diel, 1 Nëntor 2026

Transgjinoret Dhunohemi cdo dite nga homofobet jemi nen rrezikun e vdekjes

Tirane 27 tetor NOA - Dhunohemi cdo dite nga persona homofobike por ne disa raste edhe nga

policia. Keshtu u eshte drejtuar perfaqesuesve te institucioneve shteterore dhe shoqerise civile Nikoleta e njohur si nje nga perfaqesuesit e komunitetit transgjinor ne Shqiperi.

Ne nje tryeze dialogu te zhvilluar nga Ambasada Pink qe mbron te drejtat e komunitetit homoseksual dhe transeksual ne Shqiperi njera nga perfaqesueset e njohura ne rruget e kryeqytetit Nikoleta renditi sakaq te gjitha shqetesimet e ketij komuniteti te persekutuar nga shqiptaret persekutim qe rendon jeten e te gjithe atyre njerezve qe detyrohen te prostituojne sot ne rruget e Tiranes apo edhe ne disa qytete te tjera te medha te Shqiperise ne pamundesi te nje pune tjeter.

Ne kete tryeze te organizuar nga ambasada PINK / LGBT PRO dhe Aksion Plus ne mjediset e Pink merrnin pjese komisionerja per Mbrojten nga Diskriminimi perfaqesues te Ministrise se Shendetesise Punes te Policise se Shtetit Drejtorise se Policise se Tiranes dhe te organizatave te shoqerise civile si CRCA Komiteti Shqiptar i Helsinkit Aleanca Kunder Diskriminimit Shoqata e Personave te Prekur nga HIV/AIDS.

Perfaqesues te ketij komuniteti transgjinor duke rrefyer pervojat e tyre ngriten shqetesimin se ata nuk perfitojne dot nga skemat e strehimit per te pastrehet as ndihme sociale apo ekonomike si dhe nuk punesohen nga askush.

Nje fakt tjeter i evidentuar ishte se transgjinoret kane problem edhe te marrin nje shtepi me qera pasi ata nuk konsiderohen si qeniet e tjera dhe nuk besohen nga pronaret.

Komisionerja per Mbrojtjen nga Diskriminimi Irma Baraku i ftoi transgjinoret qe te paraqesin ankesat e tyre prane institucionit te pavarur nga politika institucion qe ajo po ngre dhe drejton aktualisht.

Zonja Baraku i keshilloi transgjinoret se Ligji i ri per Mbrojtjen nga Diskriminimi ju ofron te gjitha menyrat si te adresoni cdo lloj diskriminimi percmimi apo padrejtesie qe ju behet nga individe nga struktura shteterore apo private ndaj Institucioni qe une drejtoj eshte i hapur per te gjitha ankesat tuaja.

Ne kete tryeze transgjinoret informuan perfaqesuesit e shtetit me shembuj konkrete se kur u duhet te mjekohen mjeket kane refuzuar ti mjekojne dhe se atyre u mohohen edhe sherbime te tjera nga shteti.

Duke marre shkas nga prania e perfaqesuesve te Policise se Shtetit transgjinoret raportuan raste te perseritura dhune qe uniformat blu kane ushtruar ndaj personave te kesaj kategorie ne shoqerine shqiptare. Perfaqesuesit e policise se kryeqytetit pranuan se ne rradhet e tyre ka police te pandergjegjesuar mbi te drejtat dhe lirite e njeriut por siguruan se Policia e Shtetit ka krijuar te gjitha mundesite qe cdo qytetar i trajtuar keq te mund te ankohet qofte ne Sherbimin e Kontrollit te Brendshem qofte ne drejtorine e marredhenieve me Publikun prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Zyrtaret e Policise se Shtetit pohuan se rastet kur Policia ka nderhyre per te ndaluar transgjinoret kane qene rastet e prostituimit veper kjo qe ende denohet nga Kodi Penal ne Shqiperi.

Ambasada Pink ben me dije se kjo tryeze ishte e para qe ky komunitet i neperkembur dhe i vuajtur i shoqerise zhvilloi me perfaqesues te shtetit.

Megjithate ne perfundim te diskutimit u ra dakort se gjendja ne te cilen jetojne individet transgjinore dhe homoseksuale ne Shqiperi eshte e papranueshme ndersa mbrojtja e tyre eshte edhe nje kerkese per integrimin ne Bashkimin Evropian sikunder edhe mbrojtja e te drejtave dhe lirive te te gjithe shtresave te shoqerise.

Sipas Ambasades Pink tryeza ishte perpjekja e pare per te ndertuar ura bashkepunimi komunikimi e mirekuptimi mes shtetit dhe ketij komuniteti qe ende jeton ne mes te te kater rrugeve pa nje strehe mbi krye pa nje pune pa njerez e pa te aferm dhe cdo dite nen rrezikun e vdekjes qofte nga uria qofte nga dhuna fizike.

mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33132-transgjinoret-dhunohemi-cdo-dite-nga-homofobet-jemi-nen-rrezikun-e-vdekjestitleTransgjinoret Dhunohemi cdo dite nga homofobet jemi nen rrezikun e vdekjestheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›