E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Relay 6”, duke vënë në pranga dy shtetas, A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, të banues në Kukës, për transport të 5 emigrantëve të paligjshëm.

Sipas policisë, të arrestuarit kishin marrë nga secili emigrant 2700 euro, me premtimin për t’i transportuar në Francë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 celularë.

Hetimet për identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të rrjetit kriminal dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë vijojnë. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay 6”.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë emigrantëve, nga 2700 euro, me premtimin se do t’i transportonin në Francë.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit:

-A. M., 24 vjeç dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës.

Këta 2 shtetas janë kapur në flagrance nga sherbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt pagesës 2700 euro secili, iu kishte premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›