E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale që kishte si qëllim ndihmën ndaj shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, B. M., 56 vjeç, dhe M. M., 24 vjeç, të cilët u kapën duke transportuar 12 emigrantë kundrejt shpërblimit monetar. Ata kishin planifikuar të kalonin emigrantët nga kufiri grek, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celulare.

Në vijim të hetimeve, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre, Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale. Policia vijon punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›