Tranzicioni në Shtëpinë e Bardhë në këndvështrimin e historianëve

Takimi i
djeshëm në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Bush dhe presidentit të ardhshëm
Obama simbolizon një tranzicion politik që duket të ketë nisur pa probleme.
Barak Obama dhe Xhorxh Bush në Shtëpinë e Bardhë, 10 nëntor
Ndërsa
Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë të rëndë financiare dhe po
luftojnë dy luftra jashtë Amerikës, ka shumë arsye përse tranzicioni politik
për presidentin e ardhshëm amerikan duhet të jetë pa probleme.
Por dy presidentët e fundit demokratë kanë pasur probleme gjatë tranzicionit politik, edhe pse të dyja palët gëzonin shumicë demokrate në Kongres.
Ish presidenti Bill Klinton ishte i ngadaltë në emërimin e kabinetit të tij pas zgjedhjeve të vitit 1992 dhe u përball me probleme të menjëhershme gjatë debatit mbi futjen e homoseksualëve në ushtrinë amerikane.
Ekipi i tranzicionit i ish presidentit Xhimi Karter u organizua më së miri para zgjedhjeve të vitit 1976. Por edhe pas këtyre përgatitjeve, që në fillim të mandatit të tij, pati përplasje mes kështilltarëve të zotit Karter në Shtëpinë e Bardhë, apo konflikte mes demokratëve në Kongres në ditët e para të administratës së tij.
Por disa ekspertë kanë nisur ta shohin që tani ekipin Obama si më të përgatitur
për t'u Bill Klinton
përballur me tranzicionin në ditët e para të qeverisjes.
Xhon Fortier, ekspert politik në institutin "American Enterprise" thotë se zoti Obama ka mundësinë të ketë më shumë rezultate krahasuar me dy presidentët e fundit demokratë.
Ish presidentët Klinton dhe Karter nuk e njihnin Uashingtonin dhe i vunë qëllim vetes tëreformonin qeverinë. Sipas zotit Fortier, presidenti i ardhshëm Obama mund të përfitojë nga përvoja si senator gjatë katër viteve të fundit.
"Po kështu, Barak Obama duket se po tregon se ai
e kupton Uashingtonin, falë përvojës së tij si senator. Shumë nga ish
presidentët tanë të kohëve të fundit nuk e kanë njohur Uashingtonin dhe kanë
kundërshtuar stilin e punës në Uashington dhe sollën një mori njerëzish nga
shtetet e veta”,- thotë ai.
Xhimi Karter
Ashtu si ish presidentët Klinton
dhe Karter, zoti Obama do të gëzojë një shumicë demokrate si në Dhomën e
Përfaqësuesve, edhe në Kongres. Demokratët presin shumë ndryshime në drejtimin
e vendit.
Tom DeFrank shefi i zyrës së Uashingtonit të gazetës "New York Daily News" është ekspert i politikës presidenciale amerikane.
"Sipas informacioneve që kam, stafi i zotit Obama
ka në plan të merret fillimisht me çështjet që do të miratohen lehtësisht nga
Kongresi, çështje që bashkojnë partinë, që pëlqehen nga amerikanët dhe nuk
kushtojnë shumë para.”- thotë DeFrank
Zoti Obama fitoi zgjedhjet, kryesisht sepse amerikanët donin një qasje tjetër ndaj ekonomisë, që ishte tema kryesore gjatë këtyre zgjedhjeve.
Republikanët po kështu po i ofrojnë këshilla presidentit të ardhshëm. Ken Dubershtein, cili ka punuar për ish presidentin Regan thotë se, kur zoti Regan u zgjodh në vitin 1980, republikanët i bënë atij thirrje të përballej me një sërë çështjesh vendore në ditët e para të mandatit të tij.
"Ai nuk e pranoi këtë, duke e bërë të qartë që do të përqendrohej në një përparësi kryesore. Gjithçka që do bëjmë, do të lidhet me përmirësimin e ekonomisë,"kishte thënë Regan.
Një shenjë tjetër pozitive për suksesin e proçesit të tranzicionit politik, është bashkëpunimi që në ditët e para paszgjedhore mes ekipit të zotit Obama dhe Shtëpisë së Bardhë.
Eksperti politik Norman Ornstin foli për këtë gjatë një programi të Zërit të Amerikës.
"Ndryshimi i madh në këtë rast është që
presidenti Bush po krijon një këshill tranzicioni dhe po ndihmon që ekipi i
posazgjedhur i zotit Obama të jetë në gjendje të punojë që në ditët e para të
presidencës së re. Kjo është për t'u lavdëruar,”- tha ai.
Zoti Barak Obama do të bëjë betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara 20 janarin e ardhshëm.//lk