Tranzicioni në administratën e re Obama
Presidenti i zgjedhur Barak Obama njoftoi sot emërimin në poste kyçe të ekipit të tij të sigurisë kombëtare përfshirë ish-rivalen Hillari Klinton, për postin e Sekretares së Shtetit.
Në Çikago, zoti Obama deklaroi sot emërimin e senatores Klinton, si edhe njoftoi se Sekretari aktual i mbrojtjes, Robert Gates do të vazhdojë të mbetet në detyrë si edhe emëroi gjeneralin në pension Jim Jones si këshilltar të sigurisë kombëtare.
Zoti Obama emëroi gjithashtu guvernatoren e Arizonës Xhenet Napolitano për postin e sekretares së Sigurisë Kombëtare. Këshilltarja e senatorit Obama për politikën e jashtme Suzan Rice u emërua si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.
Ish-zëvendës prokurori i Përgjithshëm Erik Holder u emërua për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nëse konfirmohet nga senati ai do të jetë i pari afrikano-amerikan në këtë post. Me emërimin për postin e Sekretares së Shtetit.
Zonja Klinton do të japë dorëheqjen nga senati për të drejtuar politikën e jashtëme amerikane, që do të jetë kapitulli më i fundit i karrierës së saj publike. (ze)