E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trashëgimia e Murdoch/ Merr fund beteja ligjore, djali i vogël kontrollon grupin mediatik

Ka marre fund beteja shumëvjeçare për trashëgimi brenda perandorisë Së medias së Rupert Murdoch. Djali i tij i vogël, Lachlan që do të kontrollojë grupin e lajmeve.

Marrëveshja do të sigurojë që të vijojë linja e njëjtë editoriale në Fox News, The Wall Street Journal dhe The New York Post edhe kur te nderroje jete 94-vjeçari Rupert.

Sipas marrëveshjes, Lachlan do të kontrollojë një fond të ri, ndërsa vëllezërit e motrat Prudence MacLeod, Elisabeth Murdoch dhe James Murdoch nuk do të jenë më përfitues të çdo fondi me aksione në Fox ose News Corp.

Vendimi vjen pas viteve të tensionit midis manjatit të medias dhe tre fëmijëve të tij mbi të ardhmen e gazetave dhe rrjeteve televizive në pronësi të familjes.

Trazirat e brendshme të familjes Murdoch shërbyen edhe si frymëzim për dramën televizive të suksesshme Suçession. Marrëveshja e njoftuar të hënën i jep fund të gjitha padive mbi fondin e familjes.

Vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj të Lachlan, të cilët janë më të moderuar politikisht, janë gati të shesin aksionet e tyre në Fox dhe News Corp në muajt e ardhshëm.

Sipas New York Times, Prudence, Elisabeth dhe James do të marrin nga 1.1 miliardë dollarë secili.

Lachlan është aktualisht kryetar i News Corp, e cila numëron The Wall Street Journal dhe The Times midis botimeve të saj. Ai shihet gjerësisht si më konservatori politikisht nga fëmijët më të mëdhenj të Rupert Murdoch.

Ky i fundit donte të sigurohej që perandoria e tij do të binte vetëm në duart e Lachlan dhe jo në duart e fëmijëve të therë, por në dhjetor të vitit të kaluar një gjykatë në Reno e hodhi poshtë këtë kërkesë duke thënë se Rupert dhe Lachlan kishin vepruar pas krahëve në përpjekje për të ndryshuar situatën. / abcnews.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›