E Diel, 1 Nëntor 2026

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Revista ndërkombëtare “Travel and Tour World” e rendit Shqipërinë si një nga destinacionet që po formësojnë trendet e reja të turizmit në Europë.

Agjencia për Media dhe Informim ndau sot artikullin e publikuar në revistën ndërkombëtare “Travel and Tour World”, ku promovohet Shqipëria turistike.

Sipas revistës gjithnjë e më shumë udhëtarë po orientohen drejt destinacioneve autentike, me natyrë të paprekur, bregdet të mrekullueshëm, trashëgimi kulturore dhe përvoja unike, karakteristika që e kanë vendosur Shqipërinë në qendër të këtij interesi në rritje.

Nga Alpet, te Riviera shqiptare, nga qytetet e UNESCO-s, te mikpritja tradicionale, Shqipëria vijon të forcojë pozicionin e saj në hartën e turizmit europian.

1 nga 6

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›