E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traviata e Verdit vjen per here te pare si balet

Këto janë momentet e përgatitjes së balerinëve për të dalë në skenë për publikun që t’i dhurojnë emocione baletit “Traviata”.
Ankthi, emocioni, lëvizja, shpejtësia, kujdesi për cdo detaj të kostumit dhe lookout janë pjese kryesore para çdo premiere.
Por balerinët marrin mesazhe romantike, vetëm pak minuta para se të dalin në skenë.

Dekori i periudhës klasike është gati, pas qendrojnë artistët me rrahje të shpeshta zemre.
Ndërsa në holl kanë filluar të vijnë idhtarët dhe dashamirësit e artit, për të ndjekur premierën absolute të baletit Traviata. Salla është e mbushur plot dhe perdja hapet për t’i lënë vendin orkestres që drejtohet nga maestro Eno Koco, i cili na bën me dije se muzikës i është qendruar besnike

Për herë të parë "Traviata" e famshme e Verdit vjen si balet në skenën e Teatrit të Operas, nen koreografinë dhe interpretimin e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos. Hoxha e cileson si sfid të dyfishte
Violeta tjetër Odeta Dishnica realizon edhe rolin e shoqes se kryepersonazhit për të cilët shprehet
Baleti "Traviata" është një risi për publikun shqiptar, i cili është mësuar ta shijojë atë si opera në disa versione, por realizimi përmes lëvizjes duket se i ngjiti edhe spektatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›