E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traviata, pushtimi shqiptar në Operën Mbretërore

Londër, 8 Maj, NOA - Ermonela Jahlo dhe Saimir Pirgu janë rikthyer në Londër, ku i pret pushtimi shqiptar i skenës së Operës mbretërore. Tenori dhe soprano do të jenë në rolet kryesore të operas Traviata në zemër të Londrës.

Traviata do të ketë pesë shfaqje në operan e Covent Garden dhe për Ermonela Jahon dhe Saimir Pigurn përbën edhe premierën e dy artistëve që luajnë protagonistët në një shfaqje të këtij kalibri në një skenë operistike botërore.

Këtë muaj, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu janë rikthyer në Londër për të interpretuar në operan Traviata e Xhiusepe Verdit. Ajo është një prej sopranove shqiptare me famë botërore, ndërsa ai është një prej tenorëve më të famshëm shqiptarë. Edhe pse kanë marrë vlerësimet maksimale të kritikës, Shqipëria i njohu dhe i pranoi me vonesë. Që të dy i kanë provuar skenat më të famshme operistike të botës dhe që të dy e kanë mahnitur publikun në Londër. Soprano dramatike, Ermonela Jaho, në vitin 2009, zëvendësoi Anna Netrebkon në momentin e fundit, në rolin e Violetës në operan Traviatanë një udhëtim New-York-Londër, që duket se i ndryshoi krejtësisht karrierën e saj operistike.

Pirgu e ka prekur skenën londineze vite më parë, ku është kthyer protagonisti kryesor i mbrëmjes në sallën qendrore të "Royal Opara House" në Covent Garden Londër duke i habitur të gjithë. Ai për 90 minuta ka luajtur në rolin e Rinuçios. Publiku britanik ka vlerësuar zërin e Pirgut dhe është habitur për moshën e tij të re duke marrë përsipër interpretimin e një opere të vështirë. Ishte hera e parë që britanikët patën mundësi të ndjekin nga afër talentin shqiptar të Pirgut i cilësuar nga kritika austriake si "Pavaroti i Ri".

Burime nga TKOB në Tiranë flasin për një recital të mundshëm të tenorit Saimir Pirgu, i cili mund të realizohet në datën 15 maj 2010. Një ftesë të tillë ka marrë edhe soprano Ermonela Jaho, por ende nuk dihet prezenca e saj në mbylljen e sezonit artistik të këtij institucioni.

m.s/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›