E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazira në Kuvajt, mbi 100 të lënduar

Një protestë e opozitës ka degjeneruar në përleshje me policinë në Kuvajt. Bilanci final, sipas BBC, është rreth 100 persona të lënduar.

Mijëra njerëz kanë zbritur në sheshin qendror të Kuwait City, për të protestuar kundër ndryshimit të një ligji zgjedhor. Agjentët e policisë kanë përdorur kundër tyre gaz lotsjellës dhe plumba gome, në mënyrë që të ndalonin marshimin drejt selisë qeveritare.

Protesta ka nisur pasi sheiku Sabah al-Ahmad al-Sabah shpërbeu parlamentin e dominuar nga partitë opozitare. Qeveria shpalli zgjedhje të reja më 1 dhjetor, me një ligj që opozita pretendon se është kundër saj.

Parlamenti i Kuvajtit ka shumë pushtet krahasuar me vendet e tjera të Gjirit dhe anëtarët e opozitës kritikojnë hapur regjimin e familjes Sabah, familje që e drejton Kuvajtin prej 250 tashmë vitesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›