E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Ankara pasqyrim në karikaturë, hetohen organizatorët e ekspozitës

Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Ankara te Turqise ka shkaktuar ndërhyrjen e Prokurorisë.

Kjo e fundit, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, bejne me dije mediat turke.

Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”. Ekspozita ishte hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.

Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel, i cili jeton në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i paimagjinueshem, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk, gje qe mendohet te jete edhe shkaku baze i gjithe ngjarjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›