E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Egjipt, ushtria: Sdo tolerojmë asnjë veprim që cënon sigurinë kombëtare

Ushtria e Egjiptit është zotuar se do të garantojë të drejtën e protestës, por ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë veprim i cili do të kërcënojë sigurinë kombëtare.

Deklarata e saj është postuar në rrjetin sociala Facebook, në prag të protestës që kanë lajmëruar grupet islamiste për ditën e sotme pas faljes së xhumasë, kundër përmbysjes së Mohamed Morsi nga posti i presidentit të shtetit.

Para kësaj deklarate, ushtria ka paraburgosur liderët e Vëllezërisë Myslimane, që mbështet Morsi.

Ky krah politik e ka quajtur grushtet përmbysjen e Mohamed Morsi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur demokratik i Egjiptit.

Ushtria është zotuar se nuk do të ndërmerr asnjë veprim të jashtëzakonshëm autokratik kundër cilitdo grupacion politik.

Shtetet e Bashkuara, të cilat ndihmojnë Egjiptin me 1.5 bilion dollarë në vit, në ndihma ushtarake dhe civile, ka thirr për kthimin e shpejt dhe të përgjegjshëm të një qeverie të zgjedhur demokratike, dhe që autoritetet të përmbahen nga çfarëdo arresti arbitrar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›