Trazirat në burgun e Peqinit, një i vdekur, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë është duke ndodhur në burgun e Peqinit, ku paraprakisht raportohet se ka patur trazira mes të burgosurve dhe ka mbetur i vdekur njëri prej tyre.
Drejtoria e Burgjeve bën me dije se ka patur trazira mes tre të dënuarve përjetë, ky dy prej tyre janë lënduar, kurse i treti i raportua i vdekur më vonë.
Ngjarja është në zhvillim e sipër dhe gazetarët e Vizion Plus po punojnë për të gjetur informacione të konfirmuara.
“Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve!
Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet! Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!”, njofton Drejtoria e Burgjeve. /vizionplus.tv