“Tre Luanët” janë të uritur/ Anglia mund thellë Çekinë në duelin e Ligës së Kombeve

Doli në fushë si kapiten, në një ndeshje të veçantë.
Harri Kejn e realizoi misionin e tij që pa ardhur vërshëllima e parë e arbitrit në duelin e Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Çekisë, sepse barazoi një rekord të madh.
Ylli I sulmit arriti në 125 ndeshje për “tre luanët”, aq sa legjenda Piter Shilton, që mbante vendin e parë historik.
Do të ketë rast ta thyejë rekordin në sfidën e radhës, në 12 nëntor në “Uembli” ndaj Kroacisë.
Futbollisti I madh, që luan për Bajernin, e festoi këtë ditë të shënuar në prani të 79 000 tifozëve pikërisht në “Uembli”.
Pasi Çoufal shkaktoi autogol në portën e tij në 27’, duke I dhënë Anglisë avantazhin 1-0, Kejn goditi saktë dy herë.
Kjo ndodhi në minutat 40 e 57, pra “tre luanët” e përfunduan punën shumë shpejt dhe nuk deshën të lodheshin më shumë.
Kejn tani ka 125 ndeshje me kombëtaren, si dhe 91 gola, duke u ngjitur drejt podiumit për të gjitha kohët.
Ai u zëvendësua në 82’, ndërsa ekipi I trajnerit Tomas Tuhel pati epërsi në lojë me 17 gjuajtje ndaj 5 të çekëve, dhe me 3 në kuadrat ndaj asnjë.
Shpikësit e futbollit kanë 9 pikë në 4 ndeshje, dhe do të synojnë vendin e parë në grup, diçka që do të vendoset në ndeshjet e nëntorit ndaj Kroacisë e Spanjës.