E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre fëmijë të vegjël dhe një baba në luftë me kancerin, futbollisti anglez bën gjestin e madh

Futbollisti anglez Jack Grealish ka bërë një gjest të veçantë humanitar, duke dhuruar 10 mijë paund për të ndihmuar një tifoz të Evertonit, baba i tre fëmijëve, i cili po lufton me një formë agresive të kancerit.

Sipas raportimit të medias britanike “The Sun”, partnerja e tifozit kishte nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim përballimin e kostove të trajtimit mjekësor dhe sigurimin e më shumë kohës së çmuar për familjen.

Burri është baba i tre djemve të vegjël, përkatësisht 2, 3 dhe 10 vjeç, ndërsa familja po përballet me një nga sfidat më të vështira të jetës së saj.

Pasi mësoi historinë e dhimbshme të familjes në rrjetet sociale, Grealish vendosi të kontribuonte me 10 mijë paund, duke dhënë një ndihmë të rëndësishme për përpjekjet e tyre.

Ky nuk është rasti i parë që futbollisti anglez tregon anën e tij humane. Gjatë viteve, ai ka ndihmuar edhe familje të tjera, duke kontribuar për trajtime kundër kancerit, shpenzime funeralesh dhe kauza të ndryshme bamirësie.

Përtej fushës së blertë, gjesti i Grealish është një tjetër shembull se si solidariteti mund t’u japë shpresë familjeve që po kalojnë momente jashtëzakonisht të vështira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›