E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ligjet, Meta fton Berishën e Ramën: Të takohemi deri të enjten për votimin e tyre

Marrë shkas nga Dita e Europës, kreu i LSI ka ftuar sërish partitë politike,në mënyrë të vecantë liderët e dy partive të mëdha të shkëputen nga fushata politike për një moment të vetëm dhe të takohen deri të enjten për votimin e tre ligjeve. Meta gjatë një konference për gazetarët shprehu zhgënjimin se as përkujtimi i kësaj ditë nuk solli asnjë progres apo hap konkret për votimin e ligjeve, por vetëm një retorikë të përsëritur akuzash.

Ditë frymëzimi për bashkëpunim dhe integrim. Është për të ardhur keq që edhe ditën e sotme në vend që të merrej një hap konkret drejtuam një retorikë të përsëritur akuzash për fajësime për bllokimin e këtij procesi. Prej ditësh LSI ka propozuar një kompromis shumë të arsyeshëm dhe konsiston në miratimine tre ligjeve brenda legjislaturës me të vetmin ndryshim, që të hynë në fuqi me parlamentin e ri, në shtator në mënyrë që mos të abuzohet me to në kuadër të zgjedhjeve elektorale. Në këtë ditë të rëndësishme gjej rastin të ftoj edhe njehërë kreun e PD dhe atë të PS dhe kolegë të tjerë që të takohemi deri të enjten në orën 10 për të bashkërenduar idetë, duke hequr dorë nga akuzat që nuk prodhojnë progres në drejtim të marrjes së statusit kandidat tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›