E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre minatore ne spital


Tre nga minatorët e plagosur nga shpërthimi i gazit në minieren e kromit Bulqizë janë dërguar për kurime të mëtejshme në Spitalin Amerikan në Tiranë disa ore pasi morën ndihmën e urgjencës në Spitalin Ushtarak.

Kirurgu Kenan Bajrakci shpjegon se ndodhet jashte rrezikut per jeten minatori Basri Toska, ndersa dy te demtuarit e tjere do t'i nenshtrohen nderhyrjeve kirugjikale.

"Per Zaimin mund te them se e ka kaluar rrezikun per jeten eshte ne gjendje me stabel tani, mushkeria eshte me mirë sa sa ishte dje dhe do na lejoje ta operojme. Pacienti i trete, qe eshte akoma ne rrezik per jeten,Hajri Koci eshte ne reanimacionin e spitalit ne Laprake. MinatorëtBulqizë, ndërpritet puna Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur
Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta Ai ka demtime serioze në kokë, thyerje të kranuimit, thyerje të klavikulës së majtë,të këmbës së djathtë dhe ndërkohë ka edhe pneumetoraks. Pacienti tjeter Basri Toska eshte ne gjendje me te mirë nga te tre pacientet. Nuk do kete nevoje per ndërhyrje kirugjikale si dy te tjeret, por mbahet nen kujdesin tone", tha mjeku.

Nena e Zaim Perkoles e cila ka mberritur ne spital menjehere pasi i biri u transportua per t'u kuruar ne Tirane tregon se djali i saj ka 20 vjet qe punon ne kete miniere e madje se fundmi ai ishte perfshire edhe ne greven e minatoreve.

Nga shpërthimi, një viktimë

Një minator u vra dhe 8 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i gazit në një galeri të minieres së kromit në Bulqize.

Galeria ndodhet nën administrimin e kompanise “ACR”, e cila për tre muaj rresht u përball me grevën e minatorëve që kërkonin më shumë siguri në punë.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së martes dhe viktima është 39 vjeçari Naim Shyti, punonjës i grupeve te ajrimit, një pjesetar i rregullt i çdo proteste që minatoret e Bulqizës organizuan gjatë dy muajve të fundit.

Grupi është futur në nivelin 16 për të vendosur sistemin e ajrimit të këtij niveli. Gazmatësi ka diktuar nivele shumë të larta të hidrogjenit dhe ka kërkuar që minatorët të dalin me shpejtesi, por fatkeqësisht një shkëndijë e ka ndezur atë dhe ka shkaktuar shpërthimin tragjik.

Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë minatorët nga nëntoka. Fillimisht dolën 8 prej tyre, njëri prej të cilëve i vdekur, ndërsa më vonë u gjet edhe minatori i nëntë i plagosur.

Kompania “ACR” ka sqaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi në oren 10, kur grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit.

Pas disa momentesh, kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi.

”ACR” shprehu hidherimin e thellë për humbjen e jetës së punëtorit të ajrimit Naim Shyti. Ndërkohë, Prokuroria e Dibrës, e cila ka nisur hetimet, ka bllokuar të gjithë dokumentacionin e ACR-së.

Edhe inspektimi i galerisë është shtyrë, pasi niveli i hidrogjenit është i lartë, gjë që përbën rrezik dhe miniera është mbyllur.

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Kapet vrasësi i Kavajës
Njeriu që terrorizoi për ditë të tera segmentin rrugor Kavaje – Lushnjë, i cili pasi ekzekutoi një taksist dhe vrau një roje karburanti u arrestua nga policia mesnatën e se martës. Trevizo, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Policia e Trevizos ka shkatërruar në një operacion policor një organizatë italo-shqiptare që shfrytëzonin prostitucionin.
Makina dhuratë për policinë shqiptare
Qeveria holandeze e orientuar nga OSBE-ja i ka dhuruar policisë shqiptare pesë automjete për menaxhimin dhe kontrollin e turmave apo trazirave të mundshme. Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine
Një 30-vjeçar ka mbetur viktimë e një agresioni të organizuar nga tre bashkëmoshatarë, në vendin e quajtur Sauk i vjetër në Tiranë. Britani, vdes i riu shqiptar
Një i ri shqiptar, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Britani ka vdekur pasi është rrëzuar nga një tren i shpejtësise së larte i Eurostarit.

Lajmet kryesore

Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
TCH përgënjeshtroi Frattini-n
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Tiranë, zjarr në një fabrikë vaji

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›