E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre "ministritë" e LSI, Haxhinasto: Prioritet, shëndetësia, arsimi dhe ekonomia

Ende nuk ka një date konkrete se kur do të nisin negociatat publike mes LSI-së dhe PD-së për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që vetëm 2 javë na ndajnë nga fillimi i legjislaturës së re. Për LSI-në prioritet i negociatave do të jetë programi qeverisës dhe sipas kreut të Komitetit Drejtues Kombetar, të LSI-së, Edmond Haxhinasto, LSI do të insistojë për sektorin e shëndetësisë, arisimit dhe ekonomisë. Edhe pse vetë Haxhinasto këmbëngul që prioritetet e programit janë një çështje e ndarë nga postet qeveritare, mësohet se ministria e Shëndetësisë , Arsimit dhe Ekonomisë janë në fakt ministritë që vetë LSI synon të marrë nga negociatat me PS.
Dy liderët Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë shpallur fundin e muajit gusht si periudhën kur do të nisin zyrtarisht edhe negociatat për qeverinë e re dhe ndarjen e posteve mes PS-së dhe LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›