E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tre muaj mbrotje për gjyqtaren, Arnisa Këlliçi: Jam kërcënuar me jetë

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi është marrë në mbrojtje për tre muaj.

Vendimi u mor sot pas kërcënimit me jetë të saj dhe familjes nëpërmjet një letre.

Në kërkesën që vetë magjistratja i kishte nisur KLGJ, thuhet:

“Më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të dëshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.”

Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›