Tre muajt e parë të vitit në Shqipëri erdhën 1.7 milionë turistë të huaj

Turizmi sektori me performancën më të mirë gjatë vitit që lamë pas, po vijon edhe këtë fillim viti të ofrojë shifra surprizuese. Të dhënat më të fundit flasin se në 3-muajt e parë të 2024 janë mbi 1.7 milion vizitorë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri. E thënë ndryshe gati 60 % më shumë se 3-mujori i 2023.
Shifrat i publikoi ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, sipas të cilës rekordi është shënuar në muajin Mars. Vetëm gjatë muajit që lamë pas janë gati 735 mijë vizitorë të huaj që kanë hyrën në vendin tonë ose 91 % më shumë se Marsi 2023.
Për ministren këto shifra flasin për një standard të ri që na pret gjatë këtij viti dhe po me të njëjtin standard duhen të mikpriten turistët.
Ministrja më herët ka deklaruar se sfida nuk janë më numrat, por ofrimi i shërbimeve me cilësi. Fokusi i qeverisë është tek turizmi elitarë, si një formë për të tërhequr turistë cilësorë.. ndërsa java që vjen nis me një event të rëndësishëm për këtë sektor, siç është 70 vjetori i komisionit për evropën të organizatës botërore të turizmit.
Ky event do të mbledhë në Tiranë përfaqësuesit më të lartë të këtij sektori, ku do të prezantohet për herë të parë udhëzuesi i investimit në turizëm në Shqipëri. Këtë vit pritshmëritë janë që Shqipërinë ta vizitojnë 14 mln turistë. /vizionplus.tv