Tre shkencëtarë fitues të Nobelit në fizikë

Dy shkencëtarë japonezë
dhe një amerikan me origjinë japoneze fituan çmimin Nobel në fizikë për vitin
2008.
Amerikano-japonezi Joiçiro Nambu
Komisioni Nobel në Stokholm të Suedisë i dhanë çmimin shkencëtarëve japonezë
Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa për zbulimin e orgjinës së simetrisë së
thyer e cila parashikon ekistencën e të paktën e tre tipeve të pjesëzave
nënatomike të quajtura "kuark".
Amerikani me orgjinë japoneze, Yoiçiro Nambu mori pjesën e tij të çmimit për
zbulimin e mekanizmit të simetrisë së thyer në fizikën e pjesëzave nënatomike.
Zbulimet e tij ndihmojnë për të shpjeguar se përse universi është i përbërë
kryesisht nga lënda dhe jo nga anti-lënda.
Komisioni i Çmimit Nobel tha sot se këto zbulime shpjegojnë, se si universi ka
arritur të mbijetojë sepse sasi të njëjta të lëndës dhe antilëndës do të kishin
asgjësuar njëra-tjetrën.//lk