E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre shqiptarë të vrarë në Siri. A ekziston një xhihad edhe në Shqipëri?

rebeletDeri më tani numërohen tre të rinj shqiptarë, që me vullnetin e tyre kanë shkuar për të luftuar në Siri kundër presidentit Bashar al- Assad.

Gazeta Mapo ka vizituar familjet e tre viktimave, për të kuptuar më shumë se çfarë i shtyu ata të shkojnë drejt Sirisë.

Tre viktimat janë Ermal Xhelo nga Vlora, Anri Maliqi, nga Tirana dhe Denis Jangulli, nga Dibra.

Ajo që të habit është rasti i Anri Maliqit, që falej në xhaminë e Unazës së Re. Aty predikon Abdurrahim Balla, ish- ligjërues në xhaminë e Rrugës së Kavajës.

Pranon hapur se nuk ka asnjë lidhje me Komunitetin Mysliman, e madje është i revoltuar me këtë institucion. Ky komunitet nuk përfaqëson myslimanët e po vjedh pronat e tyre, akuzon Abdurrahimi, duke thënë se qëndrimet e tij i dinë tashmë të gjithë.

Kur pyetet për Anri Maliqin dhe vrasjen e tij gjatë luftës në Siri, imami e cilëson vendimin e tij si diçka personale.

Vajtja e një personi në luftë është diçka shpirtërore e njeriut. Ai vetëm mund të vendosë nëse duhet të shkojë apo jo, përgjigjet ai.

Nuk pranon të ketë nxitur besimtarët për tiu bashkuar forcave antiqeveritare në Siri, por nuk e mohon se predikimi i tij përmend hera-herës edhe Xhihadin. Ndërsa nxiton të futet në xhami, imami pyet: Nëse Kurani përmend Xhihad, pse unë nuk duhet ta përmend!/ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›