E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre skiatorë humbin jetën pas një orteku në Alpet Franceze

Tre skiatorë kanë mbetur të vrarë nga një ortek në Val d’Isere, në Alpet Franceze.

Ortekut i kanë shpëtuar vetëm disa skiatorë, ndërsa një shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta, sipas prokurorit.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër skiatorësh që po bënin ski jashtë pistës së kontrolluar, nën shoqërinë e një instruktori profesionist.

Të gjithë ishin të pajisur me pajisje sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Prokurori i çështjes ka thënë se, testet e alkoolit dhe drogës ndaj instruktorit dolën negative, ndërsa shefi i pistave theksoi se një nga viktimat duket se është bllokuar lart në shpat, ndërsa dy të tjerët ishin më poshtë dhe nuk mund të parashikonin ortekun që i rrëmbeu.

Më herët, “Meteo-France” kishte lëshuar një alarm të kuq për rrezik ortekësh në zonën lokale.

Disa ditë më parë, dy skiatorë të tjerë humbën jetën pas një orteku në Alpet franceze, ndërsa një tjetër vdiq në Montgenevre.

Ortekët janë kthyer në një kërcënim të vazhdueshëm për skiatorët këtë sezon, duke shkaktuar të paktën 20 viktima në Alpet franceze, zvicerane, italiane dhe austriake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›