E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të miturat shitën bizhuteritë eprindërve për të ardhur në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit 3 vajzat e mitura humbën dje në Korçë TIRANE -   Duket si një plan i detajuar largimi i 3 vajzave të mitura nga Korça drejt Tiranës. Tre vajzat e mitura, 8, 10 dhe 13 vjeçe u deklaruan të humbura nga familjarët mesditën e djeshme ndërsa në orët e vona të mbrëmjes u njoftua se vajzat ishin gjetur në Tiranë.

Sipas fqinjëve njëra prej vajzave ka vjedhur bizhuteritë familjes së saj dhe pasi i ka shitur në Korçë duke marrë 60 mijë lekë të reja  janë nisur drejt Tiranës me furgon.  
 
VAJZAT GJENDEN NE TIRANE
ORA 23: 20 (15 korrik)  - Janë gjetur në kryeqytet tre vajzat e denoncuara të humbura në qytetin e Korçës. Tre vajzat e mitura , të moshës 8, 10 dhe 13 vjeçe të cilat ishin shoqe me njëra tjetrën, kishin humbur sot. Denoncimi i humbjes është bërë nga familjet e tyre, pasi ato kishin dalë mesditën e sotme dhe nuk ishin kthyer më në shtëpi.

Sipas policisë, vajzat e denoncuara si të humbura janë me inicialet B.D, XH.H dhe K. Z dhe banojnë në "Lagjen Franceze" në qytetin e Korçës.

Tre të miturat janë gjendur në Tiranë tek motra e njërës prej tyre dhe kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e motrës së njërës prej vajzave, ato kishin udhëtuar me fugon nga Korça.

Policia ka shoqëruar të afërmin ku u gjendëshin vajzat pasi nuk kishte telefonuar familjet për të njoftuar se ato ndodhen aty. Shoqërimi në polici u bë për të sqaruar se si kishin shkuar vajzat nga Korça drejt Tiranës.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›