Tre të vdekur nga përmbytjet në Çeki e Austri
Të paktën tre persona raportohet se janë mbytur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Republikën Çeke, Austri dhe Gjermani.
Përmbytjet përshkruhen si më të këqijat në Evropën Qendrore për më shumë se një dekadë.
Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ndarë 300 milionë korona ose rreth 15 milionë dollarë për rimëkëmbjen.
Autoritetet në Pragë kanë mbyllur disa linja të transportit, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ngritur barriera për të parandaluar lumin Vltava që të përmbysë zonat historike të kryeqytetit çek.
Dy persona kanë gjetur vdekur kur shtëpia e tyre u rrëzua në një qytet në jug të Pragës.
Në Austri, një person gjeti vdekjen nga rrëshqitjet e dheut.
Në Gjermani, është shpallur gjendje e emergjencës dhe janë urdhëruar evakuimet në Saksoni, Thuringi, Bavari dhe Baden-Wuerttemberg.