Tre viktima nga A/H1N1, sot dy të vdekur

Shënohen edhe dy viktima të tjera nga gripi i derrit duke çuar në tre numrin e viktimave nga ky virus. Viktima e parë është një grua 47 vjeçare nga Shkodra. Viktima ka qenë e shtruar në Sanatorium prej pesë ditësh. Sipas Insitutit të Shëndetit Publik 47 vjeçarja vuante nga mushkritë, hipertensioni aerterial dhe hiperobeziteti. Ndërsa viktima e dytë është një mashkull 53 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës i cili vuante nga demenca dhe nga pneumonia masive, për të cilën pritet konfirmimi. Aktualisht numri i personaave të konfirmuar me gripin e derrit është 310.
Nga të dhënat e deri tanishme rezulton se personat që kanë humbur jetën nga gripi i derrit kanë qenë persona që kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera si sëmundja e mushkrive dhe sëmundje të tjera kronike.