E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre vite pas sulmit, Izraeli ende pa hetim të pavarur për dështimin e sigurisë

Në varrezat e Kfar Azës u zhvillua një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmeve, ku u lexuan një për një emrat e të vrarëve.

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, mori pjesë në ceremoni së bashku me banorët e kibucit, ndërsa të pranishmit përkujtuan viktimat e sulmit.

Tre vite pas asaj që konsiderohet si një nga dështimet më të rënda të sigurisë në historinë e Izraelit, disa zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar.

Megjithatë, deri më tani nuk është zhvilluar një hetim i pavarur shtetëror për të përcaktuar përgjegjësit dhe shkaqet që çuan në dështimin e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›