E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtarët refuzojnë të largohen nga trotuaret

Një ditë përpara ultimatumit të bashkisë, tregëtarët ambulator vazhdojnë aktivitetin e tyre të qetë. Ata nuk janë përgjigjur thirrjeve të shpeshta të bashkisë për të liruar tortuaret. Edhe në këtë moment të fundit, ata janë po aty, në të gjitha rrugicat e Tiranës.

Tregtarët thonë se nuk do të lëviznin, edhe nëse kjo do të ndodhë forcërisht. Duke e konsideruar ato pak të ardhura që fitojnë si të vetmen mënyrë për jetesën, ata kërkojnë nga bashkia t`ju gjej një hapësirë të caktuar ku të zhvendosen.
 

Në datën 1 tetor, që në orët e para të mëngjesit, policia bashkiake do të ndërhyjë në të gjitha pikat ku trotuaret janë të zëna nga baret, apo tezgat e ambulatorëve. Refuzimi për largimin nga trotuarit, tregon se bashkia nuk do ta ketë të lehtë për të hequr paqësisht këta tregtar të vegjël.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›