E Martë, 3 Nëntor 2026

Tregu artizanal në Vlorë, mjeshtrit e artit ekspozojnë punimet në Lungomare

Rrugica midis palmave në zonën e Lungomares në Vlorës është shndërruar për të disatin vit me radhë  në një treg me stenda ku të gjithë prodhuesit artizan e zejtar prezantojnë artikujt e tyre.  Një hapësirë e dedikuar për produktet autoktone, të prodhuara në mënyrë artizanale,  nisur nga arti pamor, prodhimi i porcelanit, drurit, gurit, prodhimet e dorës së artizanale të Labërisë gjen në këtë treg.

“Frymëzohem nga kujtime të bukura dhe turistët tërhiqen nga këto ide dhe bëjnë dhe ata porositë e tyre”, u shpreh një piktore.

Megjithatë tregtarët kërkojnë zgjatjen e tregut jo vetëm në dy muaj, pasi sikundër pohojnë Vlora është një qytet që tërheq tashmë turistë në çdo stinë.

Tregu qëndron i hapur gjatë muajve të verës, në shërbim të zhvillimit të turizmit me produktet made in Albania.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›